Lidhje

Obama fajëson kompaninë BP për derdhjen e naftës në Gjirin e Meksikës

  • Zëri Amerikës

Presidenti amerikan Barak Obama premtoi se qeveria e Shteteve të Bashkuara do të bëjë gjithçka që është mundur për të pastruar derdhjen e karburantit nga një platformë shpimi në brigjet e shtetit Luiziana.

Dje presidenti vizitoi shtetin juglindor amerikan për të parë dëmet e shkaktuara dhe për t’u takuar me autoritetet lokale, përfshirë guvernatorin Bob Jindal. Ai fajësoi kompaninë e karburantit BP America për rrjedhjen e karburantit, e cila operon dhe mirëmban puset e karburantit në platformat e detit. Presidenti Obama tha se kompania BP America do të paguajë për dëmet që i janë shkaktuar mjedisit nga derdhja e karburantit.

Zyrtarët amerikanë dje publikuan ndalimin e peshkimit në pjesët e Gjirit të Meksikës të prekura nga derdhja e karburantit. Ujërat e ndotura nga karburanti shtrihen nga derdhja e lumit Mississipi në Luiziana deri te ujërat e Gjirit të Pensakolës në Florida.

XS
SM
MD
LG