Lidhje

OKB: Më shumë se 250 mijë refugjatë sirianë


Kombet e Bashkuara thonë se numri i refugjatëve që janë zhvendosur nga Siria është më i lartë se 250 mijë, duke i quajtur problemet humanitare të krijuara nga konflikti si “krizën tonë më të madhe”.

Agjencia e refugjatëve pranë Kombeve të Bashkuara tha sot se ka më shumë se 85 mijë sirianë të regjistruar në Jordani, thuajse 78,500 në Turqi, 67 mijë në Liban dhe 22,50 në Irak.

Zëdhënësja e agjencisë Sybella Wilkes i tha Zërit të Amerikës se numrat janë në rritje me “mijëra njerëz që regjstrohen çdo ditë”. Ajo tha se dy përparësitë kryesore të UNHCR-së janë që fqinjët e Sirisë të mbajnë ende kufijtë e hapur për refugjatët dhe të shtojnë pa humbur kohë ndihmën ndërkombëtare për të lehtësuar sistemimin e refugjatëve.

Zonja Wilkes i ka përshkruar kushtet në kampin e refugjatëve në Jordani- ku 27 mijë sirianë po jetojnë në çadra- si të papranueshme.
XS
SM
MD
LG