Lidhje

Ban Ki-moon për zgjedhjet në Kosovë


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon po ndjek me vëmendje përgatitjet për zgjedhjet e rëndësishme vendore në Kosovë. Përmes një deklarate të nxjerrë nga zëdhënësi i zotit Ban, thuhet se Sekretari i Përgjithshëm përshëndet përparimin e arritur dhe vendosmërinë e të gjitha palëve për të garantuar zhvillimin e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse, të pacënuara nga kërcënimet dhe dhuna.

Ai bën thirrje që të gjitha palët t’u përmbahen standardeve më të larta demokratike dhe të tregojnë respekt të plotë për larminë e opinioneve të popullatës. Sekretari i Përgjithshëm, vazhdon më tej deklarata, beson se zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të drejta të dielën do të shënojë një moment historik në forcimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara inkurajon që në këto zgjedhje të ketë një pjesëmarrje sa më të madhe dhe sa më përfaqësuese që të jetë e mundur.
XS
SM
MD
LG