Lidhje

Ban Ki-moon për njerëzit me aftësi të kufizuara


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon ka nisur një dialog mes udhëheqësve të botës për të nxitur veprime në mënyrë që një miliard njerëzit me aftësi të kufizuara në mbarë botën të jenë në gjendje të kontribuojnë në ekonominë botërore.
Zoti Ban foli sot gjatë takimit të parë të nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme rreth personave me aftësi të kufizuara. Ai i bëri thirrje udhëheqësve të “thyejnë barrierat dhe të hapin dyert” për këta persona.

Zoti Ban tha se “shumë njerëz me aftësi të kufizuara jetojnë në varfëri” dhe shumë vuajnë nga përjashtimi shoqëror ndërkohë që u mohohet arsimi, kujdesi shëndetsor, dhe mbështetja shoqërore dhe ligjore.

Në hapjen e takimit në Nju Jork, presidenti i Asamblesë së Përgjithshme John W. Ashe theksoi rëndësinë e një angazhimi të ri global për të eliminuar diskriminimin dhe stigmën ndaj personave me aftësi të kufizuara.

Ai bëri thirrje që njerëzit me aftësi të kufizuara të përfshihen në ndërmarrjen e Objektivave të Reja të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së për të luftuar varfërinë dhe për të promovuar barazinë në strategjinë e viteve 2015 deri në 2030.
XS
SM
MD
LG