Lidhje

OKB: Bie numri i të infektuarve me virusin HIV në Afrikën nënsahariane


OKB: Bie numri i të infektuarve me virusin HIV në Afrikën nënsahariane
OKB: Bie numri i të infektuarve me virusin HIV në Afrikën nënsahariane

Kombet e Bashkuara thonë se numri i të infektuarve me virusin HIV në Afrikën Nënsahariane ka rënë më tepër se 26 për qind që nga viti 1997, por megjithatë ky rajon vazhdon të mbetet më i prekuri nga epidemia.

Në një raport që u publikua sot në konferencën për shëndetin në Berlin nga Shefi Ekzekutiv i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për SIDË-n, Michel Sidibe, thuhet se në Afrikën Nënsahariane ndodhen 70 për qind të të infektuarve rishtazi me sëmundjen infektive.

Sipas raportit, në Afrikën Jugore jetojnë rreth 5,6 milionë njerëz të infektuar me SIDË. Raporti ve në dukje se numri i të infektuarve ka rënë ndjeshëm që nga viti 1997, si rezultat i ndryshimit të sjelljes seksuale, përdorimit të mjeteve mbrojtëse dhe rritjes së moshës për personat seksualisht aktivë.

XS
SM
MD
LG