Lidhje

OKB dënon rrëzimin e avionit malajzian në Ukrainë


Këshilli i Sigurimit i OKB-së të hënën miratoi njëzëri një rezolutë që dënon rrëzimin e avionit malajzian në Ukrainë në të cilin u vranë 298 personat në bord, dhe kërkuan që separatistët pro-rusë, të cilët kontrollojnë zonën ku u rrëzua avioni, t'u lejojnë hetuesve qasje të pakufizuar në zonë.

Ministri australian i Punëve të Jashtme Julie Bishop përshëndeti miratimin e rezolutës, duke e quajtur atë një "përgjigje të qartë" ndaj një "akti krejtësisht të tmerrshëm".

Tridhjetë e shtatë australianë humbën jetën nga rrëzimi i avionit. Zyrtarët nga Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thonë se një raketë tokë-ajër goditi aeroplanin ndërkohë që ai po fluturonte mbi Ukrainën lindore më 17 korrik.

Presidenti amerikan Barak Obama dje më parë i bëri thirrje Moskës që të përdor ndikimin e saj mbi separatistët pro-rusë për t’i lejuar hetuesit ndërkombëtarë të arrijnë në zonën ku është rrëzuar avioni.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG