Lidhje

Shtohet dhuna në familje - studim i ri për Shqipërinë


Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe qeveria shqiptare publikuan sot në një konferencë kombëtare kundër dhunës me bazë gjinore studimin më të fundit, sipas të cilit dhuna ndaj grave është rritur sërish, krahasuar periudha të mëparshme. Studimi zbuloi se 53 për qind e grave shqiptare jetojnë nën një abuzim të vazhdueshëm, ndërsa dhuna ndaj tyre në familje është rritur nga 56 për qind pesë vjet më parë në rreth 60 për qind këtë vit. Nga studimi doli se mbi 80 për qind e dhunës ndaj grave fillon qysh në 3 vitet e para të martesës, dhe pjesa dërrmuese tregojnë për dhunë shumëvjeçare ndaj tyre, të cilën e fshehin po vetë nga frika dhe shpresa se gjendja mund të përmirësohet.

Gabim i serverit

Oops, as you can see, this is not what we wanted to show you! This URL has been sent to our support web team to the can look into it immediately. Our apologies.

Please use Search above to see if you can find it elsewhere


“Duhet të punojmë të gjithë së bashku, burra dhe gra për të zhdukur këtë pandemi të dhunës në familje - tha koordinatorja e OKB-së dhe drejtuesja e UNDP-së, Zineb Touimi-Benjelloun. - Çdo dhunë në familje është shkelje e të drejtave njerëzore të nënave dhe vajzave dhe cdo pjestari tjetër të familjes”.

Studimi zbuloi gjithashtu se nga afro 60 për qind e dhunës kundër grave vetëm 8 për qind e grave dhe vajzave të dhunuara kërkojnë ndihmë dhe denoncojnë në gjykata, ndërsa pjesa tjetër heshtin apo kërkojnë ndihmë nga të afërmit. Pjesa më e kërcënuar e grave nga dhuna, dy nga tre prej tyre, janë ato me arsim fillor, gratë që punojnë në shtëpi, gratë në zonat fshatare. Studimi zbuloi se madje se 3 nga 4 gra me leje lindje ndjehen të kërcënuara nga dhuna në familje.

Nënat e intervistuara gjatë këtij studimi thanë se fëmijët e tyre ishin prekur nga dhuna në familje në 14 për qind të rasteve, në pjesën tjetër afro 85 për qind të rasteve fëmijët janë dëshmitarë të dhunës në familje dhe gjysma e tyre bie nga mësimet në shkollë për shkak të kësaj dhune. Gratë pohuan se 30 për qind fëmijëve jetojnë me frikë, 20 për qind janë plagosur gjatë dhunës në familje dhe një pjesë tjetër janë dërguar tek të afërmit për shkak të dhunës në familje.

Dhuna e shtuar në familjet shqiptare e ka shtyrë OKB-në, qeverinë dhe organizatat e shoqërisë civile të kërkojnë rrugë të reja për frenimin e saj. Forcimi i ligjeve nga një anë, shtimi i denoncimeve nga vetë gratë e dhunuara, angazhimi më i madh i policisë dhe gjykatave shihen ende si masa të pamjaftueshme, ndaj po shtohen përpjekjet për të ndërgjegjësuar burrat dhe djemtë që të përfshihen në fushata kundër dhunës ndaj grave në familjen dhe shoqërinë shqiptare.

XS
SM
MD
LG