Lidhje

OKB-ja i kërkon Iranit të lejojë inspektorët bërthamor


Shefi i Agjencisë Bërthamore të OKB-së i kërkoi sot Iranit t’i lejojë pa humbur kohë inspektorët e OKB-së të hyjnë në qendrën e debatueshme bërthamore, ku ata besojnë se mund të jenë zhvilluar prova që lidhen me ndërtimin e armës bërthamore.

Duke shprehur shqetësim mbi mungesën e bashkëpunimit të Iranit, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë, Jukija Amano, tha se agjencia e tij duhet të vlerësojë aktivitetin e bazës ushtarake Parchin të Iranit.

Një organizatë kërkimore në Shtetet e Bashkuara siguroi në muajin maj pamje të marra me satelit, të cilat tregonin se Irani mund të jetë përpjekur t’i fshehë gjurmët e provave me armë bërthamore në bazën e Parchinit.

Megjithë kërkesat e Kombeve të Bashkuara, zoti Amano tha se nuk ka “rezultate konkrete” që nga janari, nga takimet me përfaqësuesit iranianë. Ky bllokim ndodh ndërsa vendet evropiane thanë javën e kaluar se po shqyrtojnë mundësinë e sanksioneve shtesë lidhur me porgramin bërthamor të Iranit.
XS
SM
MD
LG