Lidhje

OKB: Irani nuk po bashkëpunon për çështjen bërthamore

  • Zëri Amerikës

I dërguari i OKB-së për çështjen bërthamore paralajmëroi se nuk mund të verifikojë që të gjitha aktivitetet bërthamore të Iranit janë për synime paqësore, sepse Teherani nuk po bashkëpunon siç duhet me agjencinë botërore.

Yukiya Amano i bëri këto komente sot, pasi Irani ndaloi dy inspektorë bërthamorë me eksperiencë të hyjnë në vend. Ai tha se kundërshtimet e vazhdueshme të Iranit po e pengojnë procesin e inspektimit. SHBA dyshojnë që Irani po e shfrytëzon porgramin e vet bërthamor për synimin e ndërtimit të armëve.

Teherani thotë se programi bërthmor i vendit ka synime paqësore dhe i ka akuzuar inspektorët se po japin informcione të rreme. Zoti Amano tha në një takim të Agjencisë Ndërkombëtare Bërthamore në Vienë, se ai ka besim të plotë në paanshmërinë e inspektorëve. I dërguari amerikan në këtë agjenci, Glyn Davies, i akuzoi autoritetet iraniane se përpiqen të frikësojnë inspektorët. Agjencia zgjodhi sot ekspertin belg të energjisë bërthamore Herman Nakaerts si kryeinspektorin e ri.

XS
SM
MD
LG