Lidhje

Raport i OKB për rrezikun nga ISIS


Sipas Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gati 15 mijë luftëtarë nga e gjithë bota kanë lënë vendin e tyre për t’u bashkuar me grupet ekstremiste që operojnë në Irak dhe Siri duke shtuar se shifra aktuale mund të jetë edhe më e lartë.

Një raport i Këshillit të Sigurimit thotë se luftëtarët e huaj po bashkohen me Shtetin Islamik dhe grupe të tjera ekstremiste në një shkallë të paparë. Ata vijnë kryesisht nga Lindja e Mesme, Evropa Perendimore dhe Afrika e Veriut, megjithëse ka edhe disa aziatikë dhe një numër i vogël amerikanësh.

Raporti paralajmëron se nëse radikalizimi i luftëtarëve të huaj vazhdon kur ata të kthehen në vendet e tyre ose në vende të treta, kërcënimi nga dhuna ekstremiste “mund të rritet ndjeshëm në zona me diversitet në Evropë, Afrikë dhe Azi."

Numri i luftëtarëve është tani shumë here sa ai i luftëtarëve të huaj ekstremistë dekada më parë dhe po rritet, thotë OKB-ja.

Shtetas të më shumë se 80 vendeve u janë bashkuar këtyre grupeve ektremiste. Raporti nuk rendit vende specifike.

Kombet e Bashkuara citojnë se në vitin 2014, luftëtarët e huaj të përfshirë në rrjetet e çeçenëve etnik – si dhe individë nga Franca, Rusia dhe Irlanda e Veriut po veprojnë së bashku.

Shumë komandantë të lartë të al Kaidës dhe Shtetit Islamik janë tani veteran të konflikteve të tjera – duke sjell një numër aftësish, mundësish dhe rrjetesh sociale “që rrisin kërcënimin terrorist”, sipas raportit.

Kopmbet e bashkuara në shtator miratuan një rezolutë ku u bëhet thirrje vendeve të punojnë për të ndalur qytetarët e tyre të udhëtojnë për t’ju bashkuar organizatave terroriste.

XS
SM
MD
LG