Lidhje

OKB-ja, akuza ndaj katër personave për vrasjen e Rafik Harririt


OKB-ja, akuza ndaj katër personave për vrasjen e Rafik Harririt
OKB-ja, akuza ndaj katër personave për vrasjen e Rafik Harririt

Një gjykatë e mbështetur nga OKB-ja për të hetuar vrasjen në vitin 2005 të ish-kryeministrit libanez Rafik Hariri ngriti akuza dhe lëshoi urdhër-arreste për katër persona të dyshuar.

Zyrtarët libanezë thonë se gjykata në Hagë i dorëzoi sot dokumentet prokurorit të përgjithshëm të Libanit Mirza Saeed, por pa zbuluar emrat e të akuzuarve.

Ekspertët thonë se në qoftë se autoritetet libaneze nuk i arrestojnë të dyshuarit brenda 30 ditëve, gjykata mund të urdhërojë që paditë të publikohet në mediat e Libanit.

As gjykata dhe as qeveria e Libanit nuk i kanë bërë të ditur emrat e të akuzuarve. Por disa njoftime i identifikojnë ata si pjestarë të grupit militant Hezbollah.

XS
SM
MD
LG