Lidhje

OKB-ja siguron më shumë ndihma për të përmbyturit në Pakistan


Kombet e Bashkuara thonë se kanë siguruar më tepër se gjysmën e 460 milionë dollarëve që kërkuan javën e kaluar si ndihma urgjente për Pakistanin e shkatërruar nga vërshimet.

Disa ditë pasi u bëri thirrje donatorëve ndërkombëtarë për më tepër ndihma, zëdhënësi për ndihmat humanitare i OKB-së, Maurizio Giuliano, tha sot se fondet janë duke u siguruar, në kushtet kur është përmbushur 54 për qind e objektivit të caktuar. Por, zëdhënësi tha se ka akoma sfida. Zyrtarë të OKB-së kanë paralajmëruar për një "valë të dytë vdekjesh", që do të shkaktoheshin nga sëmundjet infektive që përhapen përmes ujit të pijshëm, në se nuk sigurohet uji i pastër, ushqime dhe strehim.

Sot, BE bëri të njohur se do të japë 39 milionë dollarë shtesë si ndihma humanitare për Paksitanin, duke e çuar gjithsej shifrën e ndihmave në 90 milionë dollrë. Tre javë me shira të rrëmbyer shkaktuan vërshime masive në provincat Khyber-Paktun-kwa, Punjab dhe Sind të Paksitanit, duke prekur 20 milionë njerëz. Rreth 1 mijë e 600 vetë gjetën vdekjen dhe zyrtarët e OKB-së thonë se mbi 560 mijë njerëz vazhdojnë të mbeten pa strehë.


XS
SM
MD
LG