Lidhje

Husein mbi mbrojtjen e grave dhe fëmijëve


Shefi i ri i OKB-së për të drejtat e njeriut bëri thirrje për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve në shënjestët të militantëve të Shtetit Islamik.

Zeid Ra’ad al Hussein mbajti fjalimin e tij të parë në detyrë sot në Gjenevë.

Shteti Islamik ka marr nën kontroll pjesë të mëdha të Sirisë lindore dhe në veri dhe perëndim të Irakut ndërsa kërkon të vendosë një kalifat islamik pa marr parasysh kufijtë kombëtar.

Zoti Zeid i tha Komisionit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut se ka nevojë urgjente për përpjekje serioze për të mbrojtur fëmijët që rrezikohen të rekrutohen me forcë dhe të dhunohen seksualisht. Grate tha ai kanë qënë objektiva të kufizimeve të rënda.

Zoti Zeid – ish ambassador i Jordanisë në OKB – është i pari arab musliman që shërben në postin e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

XS
SM
MD
LG