Lidhje

OKB dënon provën e Phenianit me raketa


Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dënoi me forcë provat e Koresë së Veriut me raketa balistike dhe kërcënoi të marrë masa të tjera të rëndësishme, nëse është e nevojshme. Këshilli me 15 anëtarë e miratoi njëzërë deklaratën për dënimin e Koresë së Veriut, vetëm disa orë pas takimit urgjent me dyer të mbyllura të thirrur nga Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut.

Në dekleratën unanime thuhet se lëshimi të hënën i tre raketave Rodong që ranë në zonën japoneze të identifikimit të mbrojtjes ajrore, përbën shkelje të rëndë të detyrimeve ndërkombëtare të Phenianit në bazë të një numri rezolutash të Këshillit të Sigurimit. Hahin Choong-hee është ambasador i Koresë së Jugut në Kombet e Bashkuara.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i bashkuar në dërgimin e një mesazhi të qartë për Korenë e Veriut se nëse vazhdon të provokojë dhe shkelë angazhimet ndërkombëtare dhe sanksionet, ata do të përballen me masa të forta dhe të pakapërcyeshme nga komuniteti ndërkombëtar.”

Rezoluta i kërkon komisionit të Kombeve të Bashkuara që mbikëqyr sanksionet, të intensifikojë punën për zbatimin e këtyre masave dhe u kërkon shteteve që të dyfishojnë përpjekjet për të zbatuar masat e përcaktuara nga rezolutat e këshillit. Samantha Power është ambasadore e Shteteve të Bashkuara në OKB.

“Dua të theksoj se pati zëra të fuqishëm dhe të shumtë për të bërë më shumë. Ne mbështesim shtimin e sanksioneve pas lëshimit të raketave që synojnë çuarjen përpara të programit.”

Miratimi i shpejtë i deklaratës mund të jetë një shenjë e zhgënjimit në rritje të Pekinit ndaj Koresë së Veriut. Prova e kësaj jave ndodh ndërsa Kina priti udhëheqësit botërorë në takimin e G-20-tës.

XS
SM
MD
LG