Lidhje

OKB: Mbi 100 vetë kanë vdekur nga trazirat në Tunizi


OKB: Mbi 100 vetë kanë vdekur nga trazirat në Tunizi

OKB: Mbi 100 vetë kanë vdekur nga trazirat në Tunizi

Kombet e Bashkuara thanë se më shumë se 100 vetë kanë gjetur vdekjen në trazirat në Tunizi të shkaktuara nga papunësia e lartë, çmimet ushqimore dhe regjimi autoritar.

Shefja e të drejtave të njeriut në OKB, Navi Pillay tha sot se zyra e saj ka marrë informacione se më shumë se 100 vdekje kanë ndodhur gjatë pesë javëve të fundit si rezultat i armëve të zjarrit dhe përleshjet në burgje. Ajo tha se zyra e saj po dërgon zyrtarë të të drejtave të njeriut javën e ardhshme për të mbledhur informacion rreth dhunës dhe për të këshilluar qeverinë e re të koalicionit.

Ministria e brendshme në Tunizi tha të hënën se 78 persona kanë gjetur vdekjen nga dhuna.

Qindra protestues anti-qeveritarë marshuan në kryeqytetin tunizian sot duke u bërë thirrje aleatëve të presidentit të rrëzuar të largohen nga qeveria.

XS
SM
MD
LG