Lidhje

Palestinezët kërkojnë anëtarësim në Gjykatën e Krimeve


Palestinezët kanë paraqitur dokumentacion në Kombet e Bashkuara me kërkesën për antarësim në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve, një masë që do t’u jepte mundësi të kërkonin ngritjen e akuzave për krime lufte kundër Izraelit.

Ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansur i dorëzoi dokumentet sot. Zoti Mansur e cilësoi këtë si një hap shumë të rëndësishëm dhe të nevojshëm për të kërkuar vënien në vend të drejtësisë për krimet që ai tha se janë kryer kundër popullit palestinez.

Presidenti palestinez Mahmud Abaz i nënshkroi dokumentat pasi Këshilli i Sigurimit i OKB hodhi poshtë një rezolutë që vendoste një afat kohor tre vjeçar për krijimin e një shteti palestinez në territorin që përfshin tokat e pushtuara nga Izraeli.

XS
SM
MD
LG