Lidhje

OKB: “Shqetësime të thella dhe në rritje” për aktivitetin bërthamor të Iranit


OKB: “Shqetësime të thella dhe në rritje” për aktivitetin bërthamor të Iranit
OKB: “Shqetësime të thella dhe në rritje” për aktivitetin bërthamor të Iranit

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Energjinë Bërthamore ka miratuar një rezolutë që nënvizon “shqetësime të thella dhe në rritje” për aktivitetin bërthamor të Iranit.

Bordi me 35 anëtarë i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike e miratoi rezolutën sot, afro një javë pasi agjencia tha se kishte prova të besueshme se Irani po përpiqet të prodhojë armë bërthamore. Vetëm Kuba dhe Ekuadori votuan kundër rezolutës, ndërsa Indonezia abstenoi.

Shtetet e Bashkuara dhe pesë fuqi të tjera botërore e hartuan rezolutën, e cila ishte zbutur në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga Kina dhe Rusia. Të dyja këto vende kërkonin një qëndrim më të butë ndaj Teheranit.

Rezoluta nuk ia kalon çështjen Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe nuk përcakton një afat që Irani të përmbushë kërkesat e agjencisë.

XS
SM
MD
LG