Lidhje

OKB, kërkohet përmirësimi i situatës humanitare në Siri

  • Margaret Besheer

Pas miratimit të rezolutës për eliminimin e stoqeve të armëve kimike të Sirisë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së tani është duke punuar në përmirësimin e qasjes së ndihmave humanitare në këtë vend të shkatërruar nga lufta.

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit, Australia dhe Luksemburgu javët e fundit kanë punuar në një dokument lidhur me çështjet humanitare në Siri. Ambasadori Australian Gary Quinlan, i cili ishte president i Këshillit për muajin shtator, tha se dokumenti ka qarkulluar në duart e anëtarëve të shtunën, dhe ata shpresojnë të bien dakord për një deklaratë presidenciale të mërkurën ose të enjten.

"Prandaj, synimi ynë i shpejtë tani, pasi ne nuk duam të humbasin momentin dhe vullnetin e mirë të krijuar të premten e kaluar, është të arrijmë një marrëveshje e cila dërgon një mesazh të fortë dhe të unifikuar."

Të premten, Këshilli i Sigurimit i OKB-së i më në fund arriti të tejkaloj ngërçin mbi dy vjeçar në lidhje me çështjen e Sirisë duke miratuar njëzëri një rezolutë e cila i kërkon qeverisë siriane të eliminojë arsenalin e armëve të saj kimike nga mesi i vitit të ardhshëm.

Në përpjekjet humanitare, deklarata që është duke u negociuar kërkon që t’i bëhet thirrje autoriteteve siriane që të përshpejtonë qasjen e sigurt dhe të papenguar të ndihmave humanitare për njerëzit në nevojë, duke përfshirë lëvizjen në mes të vijave të konfliktit dhe, kur është e nevojshme, edhe në mes të kufijve me vendet fqinje.

Qeveria siriane ka autorizuar operimin e vetëm 12 grupeve të ndihmave ndërkombëtare brenda vendit. OKB-ja thotë se shumë qytetet janë të bllokuara nga luftimet. Dhjetra postblloqe bllokojnë rrugët kryesore në mes të qyteteve, duke penguar shpërndarjen e ndihmave për miliona njerëz në nevojë urgjente.

Po dje , Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Sirisë, Walid Mouallem, foli në debatin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ai fajësoi aktivitetet e grupeve të armatosura në zonat kufitare dhe sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian ndaj Sirisë për keqësimin e kushteve të jetesës atje.

Përmes një përkthyesi, ai u kërkoi të gjithë sirianëve të zhvendosur të kthehen në shtëpitë e tyre, duke thënë se qeveria do t’i mbrojë dhe do t’i ndihmojë ata.

"Unë dua t’u siguroj se ne jemi të gatshëm të shfrytëzojmë të gjitha përpjekjet për të ofruar ndihmë nga organizatat ndërkombëtare për të gjithë qytetarët sirianë, pa asnjë dallim kudo që ata janë."

Zoti Mouallem tha se fajin për situatën në vend e kanë grupet terroriste dhe vendet arabe dhe perëndimore që i mbështesin ato. Ai tha se situata në Siri nuk është një luftë civile, por një luftë kundër terrorit.

Ai shtoi se Siria do të respektojë angazhimet e saj që dalin nga Konventa për Armët Kimike, në të cilën kohët e fundit ajo u anëtarësua, dhe do të bashkëpunojë me Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike, e cila do të mbikqyrë zbatimin e marrëveshjes për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë.

OKB-ja tha se se një ekip i armëve kimike sot do të mbërrijë në Siri për të filluar procesin e inspektimit.
XS
SM
MD
LG