Lidhje

OKB: Të paktën 2 mijë e 600 vetë janë vrarë në Siri që nga marsi


OKB: Të paktën 2 mijë e 600 vetë janë vrarë në Siri që nga marsi
OKB: Të paktën 2 mijë e 600 vetë janë vrarë në Siri që nga marsi

Rusia hodhi poshtë thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës Perëndimore për shtimin e sanksioneve kundër Sirisë për fushatën shtypëse kundër protestuesve.

Presidenti rus Dmitry Medvedev tha sot se nuk ka nevojë për presion shtesë ndaj Sisisë. Ai tha se çdo rezolutë e Kombeve të Bashkuara për Sirinë duhet të jetë "e ashpër" por "e balancuar".

Rusia ka të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe mund të pengojë miratimin e çdo rezolute.

Javën e kaluar, Presidenti rus Dmitry Medvedev la të kuptohej se Moska mund të jetë e gatshme të shqyrtojë një rezolutë të OKB-së, që i dërgon një "mesazh të fortë" Presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Po sot, Komisioneri i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut Navi Pillay tha se tha se të paktën 2 mijë e 600 persona janë vrarë në Siri që nga marsi kur filluan demonstratat anti-qeveritare. Shifrat përbëjnë një rritje të ndeshme që nga ato të publikuara në gusht.

Një këshilltar i presidentit Bashar al-Assad kundërshtoi raportin e OKB-së duke thënë se ka patur vetëm 1 mijë e 400 të vrarë, 700 forca qeveritare dhe 700 aktivistë të opozitës.

XS
SM
MD
LG