Zyrtari më i lartë i Kombeve të Bashkuara për çështjet bërthamore do të shkojë në Teheran të dielën për bisedime me zyrtarët e lartë iranianë ndërsa rriten spekulimet për një zbulim të madh të mundshëm në programin e debatueshëm bërthamor.

Agjencia Bërthamore me bazë në Vienë njoftoi vizitën e papritur sot. Në një njoftim të publikuar sot thuhej se drejtori i përgjithshëm Yukiya Amano do të shkojë në Iran “për të diskutuar çështje të interesit të përbashkët me zyrtarët e lartë iranianë”.

Diplomatët perëndimorë thanë këtë javë se Agjencia Bërthamore dhe Teherani kanë bërë përparime për një marrëveshje të mundshme e cila mund të lejojë vëzhgimin bërthamor që të rifillojnë vëzhgimin e tyre për dyshimet që ata kanë se Irani po përpiqet që të prodhojë armën bërthamore.

Zyrtarët e Agjencisë Bërthamore dhe Iranit u takuan për dy ditë këtë javë në Vienë dhe kishin planifikuar një tjetër takim të hënën në kryeqytetin austriak. Por në fakt takimi do të kryhet në Teheran.