Lidhje

OKB: Të paktën 3 mijë e 500 të vrarë nga forcat qeveritare në Siri

  • Zëri Amerikës

OKB: Të paktën 3 mijë e 500 të vrarë nga forcat qeveritare në Siri

OKB: Të paktën 3 mijë e 500 të vrarë nga forcat qeveritare në Siri

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut thotë se të paktën 3500 vetë janë vrarë në Siri nga forcat qeveritare gjatë 8 muajve të shtypjes së protestave, ndërsa aktivistët thonë se sulmet vdekjeprurëse kanë vazhduar në qytetin qendror të Homs.

Një zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut tha se 19 persona u vranë vetëm të dielën gjatë festës së Bajramit në qytetin Adha.

Këto dhe vrasje të tjera kanë ndodhur, pavarësisht nga një marrëveshje e arritur midis qeverisë së Sirisë dhe Lidhjen Arabe të ndalur dhunën.

Ambasadori i Sirisë në Lidhjen Arabe tha dje se Siria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt përmbushjes së marrëveshjes, duke liruar 500 të burgosur, si pjesë e një amnistie të kushtëzuar.

XS
SM
MD
LG