Lidhje

Lidhja Arabe pezullon misionin e vëzhguesve në Siri


Lidhja Arabe pezullon misionin e vëzhguesve në Siri

Lidhja Arabe pezullon misionin e vëzhguesve në Siri

Lidhja Arabe tha se do ka pezulluar misionin e saj vëzhgues në Siri si rezultat i rritjes së dhunës në vend. Por zyrtarët e Lidhjes Arabe thanë sot se vëzhguesit do të qëndrojnë në vend derisa të dalë një njoftim tjetër. Më shumë se 70 persona janë vrarë në Siri gjatë ditëve të fundit. Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se forcat qeveritare kanë vrarë më shumë se 37 persona gjatë sulmeve që ndodhën dje.

Po dje Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara filloi me dyer të mbyllura negociatat për një projekt-rezolutë të re arabo-evropiane që synon zgjidhjen e krizës në Siri. Megjithatë, i dërguari i Rusisë tha se ai nuk mund të mbështesë gjuhën e tanishme të rezolutës.

Ambasadori gjerman në OKB Peter Wittig ka konfirmuar se Rusia nuk donte vendosjen e embargos së armëve, vendosjen e sanksioneve, dhe ndryshimin e regjimit në Siri.
Sipas OKB-së së paku 5 mijë e katërqind persona janë vrarë gjatë shtypjes së protestave civile nga qeveria siriane.


“Vendi po rrëshqet në luftë civile. Ne jemi në kërkim të një zgjidhje politike urgjente. Nuk ka asnjë alternativë tjetër”, tha ambasadori francez në OKB Gerard Araud.

Diplomatët evropianë janë takuar këtë javë me diplomatë nga vendet arabe, duke përfshirë edhe diplomatët nga Maroku dhe Katari, për një rezolutë që do t’i jepte mbështetje të fuqishme përpjekjeve të Lidhjes Arabe për t’i dhënë fund krizës.
Ambasadori i Sirisë në OKB Bashar Ja'afari shprehu kundërshtimin e vendit të tij ndaj projekt-rezolutës së re.

“Ata mendojnë se Siria nuk ekziston, ajo nuk ka një ambasador këtu dhe se ne jemi ende nën hegjemoninë e tyre dhe ata merren me ne sikur të ishim një ish koloni e tyre”.


Ambasadori rus Vitali Çurkin e bëri të qartë se arritja e një vendimi unanim është ende larg.
Anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së Rusia dhe Kina vjeshtën e kaluar kanë përdorur veton për të bllokuar një rezolutë Evropiane për Sirinë.
Rusia dhe disa vende të tjera të NATO-s besojnë se rezoluta e Këshillit të Sigurimit për Libinë u përdor vitin e kaluar, si një pretekst për ndryshimin e regjimit në atë vend.
Rusia ka qenë një aleate e fortë e Sirisë, që nga koha sovjetike, kur vendi udhëhiqej nga i ati i Presidentit aktual Hafez Assad, dhe për një kohë të gjatë ka furnizuar Sirinë me avionë, raketa, tanke dhe armë të tjera moderne.
Lidhja Arabe në fillim të këtij muaji dërgoi vëzhgues në Siri, por misioni u kritikua për dështimin në përpjekjet për ndalimin e dhunës.
Shtetet e Gjirit Persik të udhëhequra nga Arabia Saudite të marten u larguan nga misioni i Lidhjes Arabe, duke i kërkuar Këshillit të Sigurimit të ndërhyjë për shkak se qeveria siriane nuk ka ndalur shtypjen e protestave.

XS
SM
MD
LG