Lidhje

OKB: Vendet duhet të marrin pasa për të parandaluar ngrohjen globale

  • Zëri Amerikës

OKB: Vendet duhet të marrin pasa për të parandaluar ngrohjen globale

OKB: Vendet duhet të marrin pasa për të parandaluar ngrohjen globale

Kreu i organizatës kryesore të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike thotë se vendet e ndryshme të botës duhet që këtë vit të marrin masa të mëtejshme për të arritur synimin që të pengojnë rritjen e temperaturave globale më tepër se 2 gradë Celsius.

Kristiana Figueres, sekretare ekzekutive e Konventës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike, e bëri të njohur këtë objektiv sot, në fillimin e një takimi një javor në Tajlandë. Ajo tha se deri tani zotimet e vendeve të ndryshme përmbushin vetëm 60 për qind të synimit të caktuar prej 2 gradësh deri në vitin 2020. Ky objektiv u përcaktua në një konferencë të vitit 2010 në Kankun të Meksikës.

Zyrtarja e Kombeve të Bashkuara po ashtu u kërkoi vendeve të ndryshme të veprojnë me shpejtësi për realizimin e premtimeve të bëra në Kankun, për të dhënë fonde dhe teknologji për të ndihmuar vendet në zhvillim që edhe ato të trajtojnë çështjen e ndryshimeve klimatike.

XS
SM
MD
LG