Lidhje

OKB: Viti 2010 ka shënuar më pak vdekje nga SIDA dhe më pak të infektuar prej saj

  • Caty Weaver

OKB: Viti 2010 ka shënuar më pak vdekje nga SIDA dhe më pak të infektuar prej saj

OKB: Viti 2010 ka shënuar më pak vdekje nga SIDA dhe më pak të infektuar prej saj

Kombet e Bashkuara pohuan se është e mundur të kemi një brez pa sëmundjen e SIDA-s në qoftë se komuniteti ndërkombëtar shkallëzon përpjekjet për të mundësuar qasje universal në parandalimin e virusit HIV, në trajtimin e tij si dhe të ofrojë mbrojtje sociale.

Një raport i cili u publikua dje nga Agjencia e OKB-së për kujdesin e fëmijve UNICEF, thotë se miliona gra dhe fëmijë në vendet e varfëra janë prekur nga virusi HIV, ose për arsye të gjinisë së tyre, ose për shkak të gjendjës së tyre ekonomike apo arsimore.

Por Drejtori i UNICEF-it Anthony Lake tha se provat e duhura dhe kujdesi I duhur mjeksor, përfshirë këtu mjekimin antiretroviral, do të kishin parandaluar kalimin e virusit HIV nga gratë shtatzëna tek fëmijtë e tyre ende të palindur.

Raporti u publikua një ditë para ditës Ndërkombëtare të SIDA-s, ditë kjo kur qeveritë dhe organizatat joqeveritare nxisin fushata ndërgjegjsimi, flasin për virusin HIV dhe programe të tjera parandaluese të prekjes prej tij.

Presidenti amerikan, Barak Obama do të flasë sot me këtë rast këtu në Uashington dhe një fjongo që simbolizon ditën Ndërkombëtare të Sidës, si zakonisht vendoset në hyrje të Shtëpisë së Bardhë.

Këtë vit specialistët po njoftojnë për më shumë sukses në ndalimin e epidemës së Sidës. Majkëll Sidibe është drejtori ekzekutiv i programit të Kombeve të Bashkuara i njohur si UNAIDS.

“ Sot ne mund të themi me besim e bindje se kemi ulur trajektoren e epidemës së SID-ës”.

Të dhënat e fundit të UNAIDS thonë se infektimi nga virusi HIV ka rënë me 20% gjatë 10 viteve të fundit. Dhe ka një rënie të tillë dhe në numrin e vdekjeve nga SIDA gjatë 5 viteve të fundit.

Përllogaritet se rreth 33 milion njerëz anembanë botës kanë mbartur virusin HIV gjatë vitit të kaluar. 2 milion e gjysëm janë fëmijë.

Afrika nën sahariane ka numrin më të madh të vdekjeve dhe infektimeve nga virusi HIV. Por edhe në këtë zonë është shënuar progres.

Të dhënat botërore tregojnë se më shumë se 2 milion e gjysëm njerëz janë infektuar me virusin HIV në vitin 2009. Ndërsa rreth 1 milion e 800 mijë vdiqën nga sëmundjet e lidhura me SIDË-n.

Trajtimet mjekësore për të luftuar virusin janë shpërndarë, por sipas njpftimeve ende janë 10 milion njerëz që presin trajtimin mjekësor.

Shefja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë Margaret Çan e quajti inkurajues raportin e këtij viti për sëmundjen e SIDË-s.

Por ajo theksoi se më të rrezikuarat janë grupet e njerëzve që nuk kanë qasje ndaj masave mbrojtëse si përdoruesit e drogës, burrat homoseksual apo njerëzit e përfshirë në prostitucion.

XS
SM
MD
LG