Lidhje

Ekipi i OKB-së viziton Korenë e Veriut


Një ekip i Kombeve të Bashkuara po viziton sot disa rajone të Koresë së Veriut, për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe për ndihmën që mund të jepet me të jepet me këtë rast.

Një zyrtar i Fondit të OKB-së për Fëmijët tha se zyrtarët e Kombeve të Bashkuara po vizitojnë zonat më të prekura nga përmbytjet që filluan më 18 korrik.

Koreja e Veriut thotë se shirat e rrëmbyeshëm të shkaktuara nga tajfuni që goditi vendin, shkaktuan të paktën 88 të vdekur dhe lanë mijëra vetë të pastrehë. Një raport më i fundit i Kombeve të Bashkuara thonte se dy të tretat e popullsisë 24 milionë banorëshe të Koresë së Veriut ndeshen me mungesa kronike të ushqimeve.
XS
SM
MD
LG