Lidhje

OKB:Komisoni për të Drejtat e Njeriut ndëshkon Sirinë


OKB:Komisoni për të Drejtat e Njeriut ndëshkon Sirinë
OKB:Komisoni për të Drejtat e Njeriut ndëshkon Sirinë

Këshilli i të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara votoi për të dënuar shkeljet e rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut gjatë goditjes së protestave në Siri.

Rezoluta e miratuar nga Këshilli dje parashikon krijimin e postit të një hetuesi të posaçëm për të shqyrtuar abuzimet e të drejtave të njeriut në Siri. Megjithatë, ajo nuk e raporton Demaskun në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për masa të mëtejshme.

37 anëtarë të Këshillit për të drejtat e njeriut votuan në mbështetje të masës. Rusia, Kuba dhe Ekuadori votuan kundër, ndërsa gjashtë vende abstenuan.

Pak para votimit, Komisioneria e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillai i tha grupit se një studim i kohëve të fundit i sponsorizuar nga OKB-ja rezultoi se forcat siriane kanë ushtruar të njejtën dhunë si ndaj të riturve ashtu edhe fëmijëve.

Ambasadori i Sirisë në Kombet e Bashkuara iu kundërvu raportit, duke thënë se ai ishte i pabalancuar.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha në Uashington se “mbështet fuqimisht” përpjekjet e komisionit për të “ekspozuar abuzimet nga regjimi i Asadit”. Ajo tha se raporti i Kombeve të Bashkuara tregon se qeveria e Sirisë është “e gatshme të bëjë gjithëçka për të mbytur aspiratat e ligjshme të popullit sirian”.

Ndërkaq, aktivistët thanë se të paktën tetë vetë u vranë nga të shtënat e armëve dje, ndërkohë që mijëra demonstrues i bënë thirrje Turqisë fqinje të krijojë një zonë neutrale për të mbrojtur civilët.

Nga njoftime të tjera, dëshmitarët dhe aktivistët thanë se ka patur të shtëna me artileri të rëndë në fshatrat siriane pranë kufirit me Libanin.

XS
SM
MD
LG