Lidhje

20 vjetori i sulmit terrorist në Oklahoma


Rreth 1 mijë vetë morën pjesë në një ceremoni që u mbajt në qytetin e Oklahomës, në vendin ku 20 vjet më parë u vranë 168 njerëz në një sulm terrorist që ndodhi tek një ndërtesë qeveritare.

Ish presidenti amerikan Bill Clinton dhe guvernatorja e Oklahomës Mary Fallin ishin mes folësve të dielën në shërbesën që u mbajt në Memorialin Kombëtar të qytetit të Oklahomës, ku dikur ndodhej ndërtesa federale Alfred P. Murra.

Militanti anti-qeveritar Timothy McVeigh shpërtheu një kamion të mbushur me eksplozivë para ndërtesës qeveritare Alfred P. Murrah të qytetit, duke vrarë 168 njerëz dhe duke plagosur shumë të tjerë.

Ai u ekzeutua 14 vjet më parë, pasi u dënua nën akuzat për planifikimin dhe realizimin e sulmit. Një person tjetër bashkëfajtor me të, Terry Lynn Nichols vazhdon të kryejë dënimin me burgim të përjetshëm.

XS
SM
MD
LG