Lidhje

Vdes më e moshuara e botës, 116 vjeç


Besse Cooper vdiq të martën rreth 70 kilometra larg Atlantas në shtetin amerikan të Xhorxhias

Gruaja që figuronte si personi më i moshuar në botë vdiq në moshën 116 vjeçare.

Besse Cooper ishte një nga pak njerëz të njohur nga Rekordi Botëror Guiness që ka jetuar aq gjatë. Ajo vdiq të martën rreth 70 kilometra larg Atlantas në shtetin amerikan të Xhorxhias.

Djali i saj Sidney Cooper tha se ajo ishte vënë në oksigjen në dhomën e saj pasi kishte vështirësi frymarrje. Ai tha se ajo vdiq paqësisht të martën mbasdite.

Cooper u shpall personi më i moshuar në botë në janar por e humbi këtë titull në maj, kur u mësua se një grua braziliane ishte 48 ditë më e moshuar se ajo. Rekordet Botërore Guiness ia kthyen titullin Cooper kur gruaja braziliane vdiq më 21 qershor.

Cooper ka qënë mësuese shkolle që jetoi përmes tre shekujve. Ajo ka lënë pas katër fëmijë.

XS
SM
MD
LG