Lidhje

Dieta e sportistëve, faktor i rëndësishëm suksesi


Ekipi britanik i boksierëve përgatitet për Olimpiket

Sportistët e njohur që kanë marrë pjesë në Lojërat Olimpike do t’i këshillonin atletët e rinj se kur është fjala për paraqitjen në garë, ushqyerja është një komponent tepër i rëndësishëm. Por disa sportistë që marrin pjesë në garat e boksit, i numërojnë me kujdes të veçantë kaloritë, ashtu sikurse edhe ditët që i ndajnë nga gara. Ekipi i boksierëve britanikë po i nënshtrohet një regjimi të disiplinuar stërvitjeje dhe për humbjen në peshë në javët e fundit që na ndajnë nga Lojërat Olimpike.

Përkushtimi dhe përqëndrimi, këto veti i karakterizojnë këta boksierë, të cilët dëshirojnë të dalin fitues në ringun olimpik. Disa prej tyre kanë marrë medalje argjendi në Lojërat e kaluara të Pekinit, tani ata synojnë të marrin medaljen e artë. Gara e boksit ndahet në rreth 17 kategori të ndryshme peshash: pesha e rëndë është midis 80 dhe 90 kilogramëve, ndërsa pesha pupël dhe ajo e lehtë nga 53 deri në 50 kilogramë. Në se boksierët janë mbi peshë, ata nuk paraqitien dot në garë. Vështirësia për dietologun Mark Ellison qëndron pikërisht për t’u siguruar që sportistët të stërviten mirë, duke qëndruar në peshën e duhur pa humbur energjinë, apo formën.

“Gjatë stërvitjes intensive, sistemet kimike të trupit thithin acidin që prodhohet dhe ky mund të jetë një faktor kufizues në garë, pra sa më mirë që ta trajtojnë këtë raport komponentësh, aq më mirë do të paraqiten ata”.

Luke Campbell merr pjesë në garën e peshave pupël. Tani ai është rreth 3 kilogramë më tepër, por ka besimin se kur të vijë momenti i garës, ai do të ketë arritur në peshën e duhur.

“Shumë sportistë të cilët marrin pjesë në garë ndjehen të lodhur, sepse nuk e kanë humbur peshën gradualisht, por në ditët e fundit, prandaj kur paraqiten në garë, ata nuk kanë energjinë e nevojshme”.

Dietologu Ellison përpiqet të sigurojë kushtet e nevojshme trupore të ekipit të sportistëve, që të gjithë ata të marrin amino-acidet e nevojshme për të parandaluar dëmtimin e muskujve dhe për të përmirësuar periudhën e rimëkëmbjes.

Asgjë nuk i lihet shansit në ushqyerjen e sportistëve, prandaj çdo ushqim që hanë ata duhet të jetë i freskët, me gramaturën e nevojshme dhe i paketuar në kuzhinën e një kompanie që duhet Soulmates. Firma thotë se ka klientë të saj disa lojtarë shumë të mirë futbolli dhe disa top-modele.

Ekipi i punonjësve të kompanisë e përgatit çdo paketë ushqimesh në mënyrë individuale, sipas udhëzimeve që jep firma Ellison për secilin nga boksierët. Një vakt vegjetarian psh, duhet të përmbajë më tepër proteinë. Çdo ushqim llogaritet për të prodhuar një sasi të saktë ushqyesish dhe kalorish dhe kjo përgatitet pikërisht në zyrën mbi kuzhinë. Dietologu jep një objektiv të përgjithshëm për secilin nga boksierët, por gramatura e nevojshme e ushqimeve dhe menutë krijohen në zyrën e firmës Soulmates.

Disa herë matet gjatë ditës sasia e ushqiemeve që marrin boksierët, prandaj dietologu mund të masë edhe sa konsumojnë sportistët në çdo orë të ditës, që ata të mos shkojnë të blejnë ushqime në dyqanet pranë.

Recetave shpesh duket se u mungojnë perimet, por po t’i shohësh me kujdes lupë, nuk është e vështirë të dallosh perimet e gjelbra në disa prej tyre.

Dietologu Tom Whitehead thotë:

“Ne përpiqemi të përgatisim ushqime me vlera të mira ushqimore, psh kur përgatisim qoftet, përdorim mishin e grirë të gjeldetit në vend të qingjit, apo viçit, që është me më pak yndyrë, por që ka proteinën e nevojshme dhe substancën e nevojshme beta alaninë”.

Secila nga kutitë përgatitet për t’u shpërndarë dy herë në javë. Ideja është që boksierët të mos gjejnë arsye të shmangin regjimin e tyre të ushqyerjes, që ata të mos tërhiqen nga ushqimet e yndyrshme nëpër dyqanet ushqimore që ngjajnë aq të mira.

Shërbimi që u ofron sportistëve kompania Soulmates nuk është i lirë, por trajnerët thonë se ai u siguron boksierëve muskulaturën e nevojshme për t’u paraqitur mirë në garë.
XS
SM
MD
LG