Lidhje

12 medalje të tjera të arta në ditën e tretë të Olimpikeve


Notari amerikan Michael Phelps mbrojti titullin e tij në garën e 200 metrave stil flutur

Dita e tretë e Lojrave Olimpike në Londër, shënon sot edhe 12 medalje të tjetra të arta.
4 prej tyre jan në garat e notit. Mbrëmjen e sotme notarët garojnë në garën e 200 metrave stil i lirë dhe 100 metra not në shpinë për meshkuj, si dhe 2 gara të tjera noti për femra.
Më herët, Kina fitoi medaljen e saj të dytë të artë në zhytjen e sinkronizuar nga lartësia 10 metra, ndërsa notari amerikan Michael Phelps mbrojti titullin e tij në garën e 200 metrave stil flutur, një rekord që ai e ka fituar në të paktën dy lojra olimpike.

Në Wimbledon, zviceriani Roger Federer dhe amerikania Serena Williams mundën kundërshtarët e tyre respektivë, duka vazhduar për më tej garën e tyre drejt medaljes.
Gjithashtu sot zhvillohen edhe garat finale për meshkuj në gjimnastikë.

Në ndeshjet kualifikuese për basketbollin e femrave, ishte ndeshja mes ekipeve të Shteteve të Bashkuara dhe Angolës.
XS
SM
MD
LG