Lidhje

Londër, Kryetari i Bashkisë shpreh falenderim

Rio de Janeiro Mayor Eduardo Paes (L) waves the Olympic Flag with IOC President Jacque Rogge (C) and London Mayor Boris Johnson (R) during the closing ceremony of the London 2012 Olympic Games at the Olympic Stadium, August 12, 2012.

Boris Johnson falenderoi ata që u angazhuan në realizimin e Lojrave Olimpike dhe tha se objektet e ndërtuara për këto lojra e kanë të ardhmen të siguruar

Kryetari i Bashkisë së Londrës, Boris Johnson falenderoi të gjithë ata që u angazhuan në realizimin e Lojrave Olimpike dhe tha se objektet e ndërtuara për këto lojra e kanë të ardhmen të siguruar.

Në një konferencë shtypi, zoti Johnson tha sot se, në këtë aspekt, Londra është më përpara se çdo qytet tjetër organizator në të kaluarën. Kryebashkiaku tha se Londra i sfidoi parashikimet e skeptikëve dhe arriti të ketë 300 mijë vizitorë të huaj dhe 600 mijë të brendshëm gjatë lojrave.

Sipas zotit Johnson, hotelet e Londrës u mbushën mesatarisht në 84 përqind të kapacitetit, dyfish i atyre të Pekinit apo të Sidneit kur në këto qytete u zhvilluan lojra olimpike.

Ai tha se frekuentimi i metrosë së Londrës u rrit 30 përqind ndërsa përdorimi i biçikletave theu rekordin duke arritur në 46 mijë biçikleta të marra me qera në një ditë të vetme.
XS
SM
MD
LG