Lidhje

Transporti gjatë Lojërave Olimpike

  • Al Pessin

Gjatë Lojërave Olimpike trafiku në Londër do të jetë shumë i ngarkuar

Një nga sfidat më të mëdha në Lojrat Olimpike është qarkullimi i njerëzve në qytetet që i organizojnë ato dhe lëvizja nëpër qytet pas arritjes së atletëve, trajnerëve, zyrtarëve dhe tifozëve. Në të njejtën kohë, qyteti duhet të vazhdojë të funksionojë normalisht. Po bëhen përpjekjet për të siguruar mbarëvajtjen e Lojrave Verore që fillojnë më 27 korrik në një nga qytetet më të ngarkuara të botës.

Qendra e Londrës ka aktivetete të shumta edhe në ditët normale. Ngjarjet e mëdha si Lojërat Olimpike pothuaj mund ta bllokojnë rrugët e qytetit.

Steve McCann për shtatë vite ka punuar si shofer taksie në Londër.

“Natyrisht do të ngarkohet trafiku. Do të detyrohemi të përdorim rrugë të ndryshme që zakonisht nuk i përdorim. Do të jetë pak e vështirë. Por edhe mund të shndërrohet në kaos. Askush nuk e di se si do të jetë”.

Për të sigururuar mbarëvajtjen e trafikut gjatë Olimpiadës, qyteti do të mbyllë disa korsi dhe rrugët për trafikun e rregullt, duke e bërë atë edhe më të vështirë për taksitë dhe automjetet tjera të zakonshme.

Për këtë arsye janë krijuar faqe interneti interaktive që tregojnë zonat më trafik të ngarkuar për çdo ditë dhe çdo orë. Do të organizohen gara, koncerte dhe ngjarje tjera olimpike në mbarë qytetin.

Jonathan Edwards është anëtar i Komitetit Organizativ Olimpik të Londrës.

“Qytetet nuk janë të ndërtuara të funksionojnë normalisht në këto kushte duke marrë parasysh shtimin e trafikut nga organizimi i lojërave Olimpike dhe Paralimpike. Prandaj unë mendoj se transporti dhe koordinimi i tij gjatë lojërave do të jetë një sfidë e madhe”.

Nuk bëhet fjalë vetëm për rrugët. Radhët dy-orëshe në pikat e emigracionit në aeroportin Heathrow të Londrës disa muaj më parë kanë zemëruar udhëtarët. Kjo nuk është pozitive për turizmin dhe biznesin. Zyrtarët thonë se ata e kanë trajtuar këtë problem, dhe tani ka një terminal të veçantë vetëm për njerëzit që marrin pjesë në Lojrat Olimpike.

Edhe stacionet e trenave do të jenë të ngarkuara, sidomos stacioni i trenave që lidh Britaninë me Evropën, St Pancras International.

Stacioni nëntokësor i trenave është duke u përgatituar për 25 për qind rritje të numrit të udhëtarëve gjatë Olimpiadës. Sistemi gati 150-vjeçar trenave nëntokësorë shpesh përballet me defekte, prandaj janë vënë në në gatishmëri ekipe shtesë për riparime të nevojshme dhe personel shtesë nëpër stacione për të ndihmuar njerëzit.

Në Londër sapo është hapur një linjë e re transporti, një teleferik që shkon në mes dy mjediseve ku do të zhvillohen lojërat olimpike që më pas do të mbetet si një atraksion turistik.

Përveç miliona udhëtimeve nga vizitorët e Olimpiadës, të gjitha linjat e transportit do të duhet të merren me trafikun e udhëtarëve dhe vizitorëve të rregullt. Për këtë arsye Lojërat Olimpike do të zhvillohen në fund korrikut dhe në fillim të gushtit, një kohë kur banorët e Londrës janë me pushime.
Megjithatë, transporti do të jetë i ngarkuar me njerëz dhe konfuz. Prandaj, ndoshta është mirë të qëndrosh afër dikujt që e njeh qytetin.
XS
SM
MD
LG