Lidhje

Atletët amerikanë shpresojnë të marrin sa më shumë medalje në Lojrat Olimpike


US Athletes Confident Before Olympic Track & Field Competition

US Athletes Confident Before Olympic Track & Field Competition

Ekipi amerikane i atletikës i konsideron rezultatet e arritura në Lojërat Olimpike të Pekinit në vitin 2008, nën nivelin e dëshiruar. Atletët amerikanë morën në këto lojëra 23 medalje - 7 të arta, 9 të argjendëta dhe 7 bronxi. Gazetari i Zërit të Amerikës Parke Brewer, njofton nga Londra se ekipi amerikan ka shpresa të mëdha që të bëjë përparime të ndjeshme me në lojrat e sivjetshme Olimpike të Londrës.

Ekipi amerikan i atletikës ka si piksynim të marrë 30 medalje në Lojrat Olimpike, natyrisht me dëshirën për të pasur sa më shumë medalje të arta. Në lojrat e kaluara olimpike, atletët meshkuj u kthyen në atdhe me 4 medalje të arta dhe ata besojnë se mund të bëjnë shumë më tepër në Londër. Trajnieri i ekipit të atletëve amerikanë Andrew Valmon, dy herë fitues i medaljes së artë në stafetë, jep këtë vlerësim për ekipin e tij.

“Mbi të gjitha ne jemi shumë të fortë. Ne jemi mirë që nga garat e shpejtësisë e deri tek maratona apo në gara të tjera atletike. Dhe jemi shumë të kënaqur me larminë e ekipit, ndaj presim rezultate dhe medalje në të gjitha këto gara”.

Trainerja e ekpit të femrave Amy Deem është njësoj optimiste për grupin e saj të sportisteve.

“Mendoj se kjo është skuadra më e fortë e atleteve që unë kam drejtuar ndonjëherë. Ndjej se kemi shumë përvojë dhe kemi disa atlete të reja në ekipin olimpik, por ato janë kampione bote dhe kanë përvojë. Jam shumë e kënaqur me nivelin e tyre “.

Një prej atleteve është edhe vrapuesja e garave të shpejtësisë Allyson Felix, tre herë kampione bote dhe dy herë fituese e medaljes së argjendtë në garën e 200 metrave si dhe fituese e medaljes së artë në garën e stafetës. Ajo shpreson të fitojë medaljen e artë në 200 metra, ose të paktën në 100 metra.

“Mendoj se të fitosh për herë të tretë medaljen do të ishte një arritje e madhe. Ngarkesa emocionale është e lartë. Unë kam dy medalje të argjendëta dhe në pjemarrjen time të tretë në lojrat olimpike, pritshmëria është po aq e lartë. Do të përpiqem të bëj atë që kam bërë gjithmonë, të mos lejoj stresin të më ndikojë. Mendoj se këtë vit e kam menaxhuar shumë mirë këtë anë”.

Mes atletëve amerikanë pjesmarrës në Lojrat Olimpike është edhe 24 vjeçari Ashton Eaton. Ai u rendit i dyti në dhjetgarësh në kampionatin botëror të vitit të kaluar, që u zhvillua në Korenë e Jugut, por në qershor, në përgatitjet për Lojrat Olimpike, ai fitoi dhjetëgarëshin duke vendosur një rekord botëror me 9,039 pikë, duke u bërë njeriu i dytë në histori që arrin të marrë mbi 9 pikë.

“Mendoj se është jorealiste të mendosh se unë do të mund të thyej një rekord botëror, sidomos në Lojërat Olimpike. Ka shumë faktorë mendorë dhe fizikë që ndikojnë, për të cilat ende nuk kam dijeni pasi është hera e parë që marrë pjesë në Lojërat Olimpke. Por kështu thonë të gjithë, ndaj nuk nuk mendoj se do të arrij të vendos një rekord botëror. Nuk e pres këtë”.

Garat atletike nisin sot, me garën e 10 mijë metrave për femra dhe meshkuj, dhe do të vazhdojnë deri në 12 gusht, dita e fundit e Lojrave Olimpke.
XS
SM
MD
LG