Lidhje

Notari amerikan, Ryan Lochte, fiton medaljen e artë në garën e 400 metërshit


Notari amerikan, Ryan Lochte, fitoi ndaj rivalit të Michael Phelps dhe gjithë pjesëmarrësve të tjerë në garën e 400 metërshit dje, duke marrë medaljen e artë në Lojrat Olimpike të Londrës. Thiago Pereira i Brazilit zuri vendin e dytë me një rezultat shumë të ngushtë ndaj japonezit Kosuke Hagino, i cili fitoi medaljen e bronzit.

Phelps, i cili mbeti prapa pjesën më të madhe të garës, zuri vendin e katërt, katër sekonda më vonë se fituesi e medaljes së artë. Kjo është hera e parë që nga Lojrat Olimpike të 2000 që Phelps nuk arrin të fitojë as medaljen e bronxit në një garë olimpike.

Në garën e çiklizmit për meshkuj, Alexander Vinokourov i Kazakistanit fitoi medaljen e artë, duke sfiduar Britaninë e Madhe në fitoren e kësaj gare 250 kilometërshe.

Në garat me shigjetë, ekipi amerikan tronditi Korenë e Jugut duke përfunduar në finale me Italinë për medaljen e artë. Më pas Itali fitoi medaljen e artë ndaj ekipit amerikan me vetëm një pikë më shumë.

Në xhudo për meshkujt nën 60 kilogram, Arsen Galstyan i Rusisë doli në krye, duke mundur dy herë kampionin e botës, Rishod Sobirov të Uzbekistanit.

Ekipi amerikan i basketbollit të femrave shtoi fitoret e tij olimpike në 34, duke mundur Kroacinë me rezultatin 81-56 dje. Ekipi i femrave amerikane ka fituar medaljen e artë në katër lojrat e fundit olimpike.

Aktivitetet sportive 17-ditore të LojraveOlimpikeVerore 2012 në 26 sporte përfundojnë më 12 gusht.
XS
SM
MD
LG