Lidhje

Sfidat e Shqipërisë për vitin 2014


Draft Entry
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:05:06 0:00
Pothuaj të gjithë analistët kanë rënë dakord se viti 2013 ishte për Shqipërinë një vit shumë i vështirë ekonomik; bizneset i bllokuan investimet, sepse nuk kishin likuiditete, bankat e bllokuan kreditimin. Shteti vetë e përqëndroi veprimtarinë në gjysmën e parë të vitit, duke kontraktuar edhe gjithë investimet e gjysmës së dytë të vitit.
Draft Entry
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:05:06 0:00

Për pasojë, shumica e sektorit privat dhe atij publik janë të bllokuar. Po si mund të dilet nga kjo gjendje? Profesori i fakultetit ekonomik në Universitetin e Tiranës, Olti Rrumbullaku, thotë se zhbllokimi do të nisë nga shlyerja e borxheve, që shteti u ka privatëve dhe puna do të lëvizë gradualisht.

Sipas tij, “vendi ka nevojë të thyejë izolimin e ekonomisë së vet, sepse shumë biznese e shohin ende punën e tyre si të mbyllur brenda vendit dhe nuk dalin jashtë kufijve, ndonëse formalisht tregjet janë të lira dhe të hapura”. Ndërsa një tjetër profesor i Fakultetit të Ekonomisë, Alban Korbi, thotë që 50 për qind e ekonomisë funksionon në të zezë dhe kjo mbulohet nga gjysma e rregullt: kjo ka qenë sfida gjatë gjithë tranzicionit dhe kjo mbetet sfida e ekonomisë edhe për këtë vit. Për paradoks, gjysma e bizneseve ndihen të diskriminuar pikërisht sepse janë të rregullt.

Profesor Albani thotë se shteti duhet të tregojë veten dhe të shmangë evazionin fiskal e pakontrolluar dhe sidomos evazionin fiskal të toleruar nga klientela. Ndërkaq lajmet mbi taksat e reja i kanë shqetësuar qytetarët. Por zoti Rrumbullaku mendon që rreziku është shumëfishuar artificialisht nga mediat. Sipas tij, disa taksa janë rritur, por kjo rritje ka ndodhur vit për vit, dhe nuk ka ndodhur ndryshime të rëndësishëm: po ndryshojnë 1-2-3 për qind cmimet e disa mallrave, thotë ai, por jo ndonjë kapërcim aq i madh sa pretendohet. Por, sipas tij, ajo që pritet të ndryshojë dukshëm këtë vit është roli i shtetit në mbarëvajtjen e ekonomisë. Ekspertët mendojnë se sfida kryesore për këtë vit mbetet formalizimi i ekonomisë në të zezë, dhe zhdukja e klientelizmit. Shumë firma janë favorizuar nga tatimeve, duke krijuar skema mashtruese, se gjoja paguajnë taksa dhe marrin shpërblime të pamerituara.

Nga ana tjetër, sipas tyre, bizneset kanë mbetur peng i mosfinancimit prej bankave, si i vetmi burim financimi, ngaqë financuesit e tjerë janë të papërfillshëm. Megjithatë goditja e evazionit fiskal është kryefjala e manovrave për rregullimin e ekonomisë. Sipas ekspertëve, qytetarët nuk duhet të bien në pesimizëm për vështirësitë ekonomike, që do të ndeshin gjatë këtij viti, por duhet të përpiqen me më shumë energji, sepse janë të gjitha pengesa të kapërcyeshme. Në fund të fundit frikërat dhe dyshimet i mbeten keqpërdorimeve politike, por koha ka treguar, pohojnë ata, se kur shoqëria punon me entuziazëm për të arritur disa objektiva, ekonomia përmirësohet vërtet.
XS
SM
MD
LG