Lidhje

Felps fiton medaljen e 21të në Londër


Notari amerikan, Majkëll Felps, atleti më i dekuruar i Lojrave Olimpike i të gjitha kohërave, fitoi medaljen e 21të në Londër dje, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dominuan në pishinë dhe sot priten me interesim garat e atletikës së lehtë.

Felps i dha fund karierës individuale olimpike duke marrë medaljen e artë në garën e 100 metërisht, stil flutur, ndërsa 17-vjeçarja Misi Frankling mori medaljen e tretë të artë në 200 metërshin e stilit bretkosë. Në garën e 800 metërshit, stil i lirë, anëtarja më e re ekipit amerikan, 15 vjeçarja Kejt Ladaki, fitoi medaljen e artë.

Ndërkaq, britanikja Xhesika Enis, i entuziasmoi të pranishmit me rekordin më të mirë botëror në vrapimin 100 metra me pengesa. Lituanezja Austra Skujete vendosi rekord olimpik në një nga konkurimet e shtatëgarëshit.

Shtatë herë kampionia e botës nga Etiopia, Tirunesh Dibaba, doli e parë në garën e 10 mijë metërshit, duke e përfunduar atë 6 sekonta më shpejt se keniania Salli Kipjego dhe 10 sekonda më shpejt se kampionia e tanishme e botës, keniania Vivian Çerijot.

Koreanojugori Oh Jin Hijek fitoi medalen e parë të artë për vendin e tij në shigjetë.

Sot, kampioni i botës Usain Bolt do të mbrojë titullin e kampionit në garën e 100 metërshit dhe pas katër ditësh do të konkuroojë në garën e 200 metërshit.

Tifozët në lojërat Olimpike në Londër u bënë dje dëshmitarë të historisë ndërsa shumë vende u përfaqësuan për herë të parë me ekipe femrash atlete.

Spektatorët pritën me duartrokitje sauditen Wojdan Ali Seraj Abdulrahim Shahrkhani kur ajo doli në tapet në ndeshjen e mundjes e xhudo, duke u bërë gruaja e parë në historinë e Arabisë Saudite që merr pjesë në lojrat. Shahrkhani kishte vëmë në kokë një kapuç të zi në vend të shamisë tradicionale. Por ndeshja nuk zgjati shumë, vetëm 82 sekonda. Ajo u mund nga Mojica Melissa e Porto Rikos.

Noor Hussain al-Malki bëri histori si gruaja e parë që përfaqësoi Katarin në atletikë, duke konkurruar në garën e 100 metra. Ajo dëmtoi këmbën gjatë garës dhe doli nga pista pa e përfunduar atë.

Atletja e vetme femër nga Afganistanit, Tahmina Kohistani, gjithashtu morri pjesë në garën 100 metra, duke përfunduar e fundit.

Dana Abdul Razak e Irakut u rendit e dyta në vrapimin 100 metërsh, duke kaluar në raundin tjetër.
XS
SM
MD
LG