Lidhje

Gabim në olimpike, i kërkohet falje Koresë së Veriut


Përpara një ndeshjeje të futbollit për femra mes Koresë së Veriut dhe Kolumbisë gabimisht u shpalos flamuri i Koresë së Jugut

Organizatorët olimpikë i kanë kërkuar falje Koresë së Veriut pasi gabimisht shpalosën flamurin e Koresë së Jugut përpara një ndeshjes të futbollit për femra.

Ekipi i Koresë së Veriut refuzoi të dilte në fushë pas këtij gabimi, duke vonuar ndeshjen dje kundër Kolumbisë me një orë. Ekipi i Koresë së Veriut në fund e fitoi ndeshjen me rezultatin 2 me zero.

Organizatorët thane se do të marrin masa prë të siguruar që gabime të tilla të mos përsëriten.
XS
SM
MD
LG