Lidhje

Dallimi i olimpikeve: Londra dhe Pekini

  • Brian Padden

Disa prej adhuruesëve veteranë të Lojërave olimpke japin opinionet e tyre për lojërat e Londrës e Pekinit

Për shumë adhurues veteranë të lojërave olimpike, përvoja e Londrës ka qenë shumë më e ndryshme se sa ajo e lojrave të Pekinit në vitin 2008.

Amerikani Gary Davis ka ndjekur zhvillimin e 9 Lojrave Olimpike dhe thotë se stadiumet e ndërtuara për këto lojëra në Londër nuk mund të krahasohen me arkitekturën e stadiumit kryesor si dhe të qendrës së pishinave të ndërtuar për lojrat olimpike të vitit 2008 në Pekin. Por, ai shton se Londra ka të tjera përparësi:

“Objektet në Pekin ishin të mahnitshme. Të pabesueshme...! Por edhe këtu janë të mira. Çdo gjë është e mirëorganizuar. Është kënaqësi që flitet anglisht”.

Jon Fogarty nga Los Angelos thotë se deri më tani lojrat e Londrës janë të kënaqshme. Por ai thotë se publiku ishte më i kënaqur në Pekin:

“Nuk e di nëse kjo vinte ngaqë qyteti ndonëse ishte i madh, ishte më i përmbledhur, ndërsa këtu është më i përhapur ... më duket se kudo që të shkoje në Pekin kishte më shumë vëmendje për Lojrat Olimpike”.

Natyrisht që për kinezët, Lojrat olimpike të Pekinit ishin një mundësi për të treguar zhvillimin e vendit, ndërsa qeveria kineze mbajti një qëndrim të rreptë për aktivitet politike që mund të zhvilloheshin gjatë lojërave olimpike. Në Londër, aktivistët politikë dhe protestues të tjerë janë të lirë. Për britanikët, lojrat olimpke janë thjesht një prej ngjarjeve ndërkombëtare sportive që Londra zhvillon prej vitesh.
Adhuruesi i lojrave olimpke, lituanezi Alius Bilunas thotë se ai dhe miqtë e tij preferojnë më shumë argëtimin dhe sportet në Londër se sa madhështinë artificiale të Peknit:

“Kina donte të mburrej disi me lojërat. Dhe kjo e bëri të mos dukej aq mirë sa ishte në sytë e të tjerëve. Mendoj se Londra po tregon respekt të vërtetë për secilin”.

Shumë nga adhuruesit me përvojë të lojërave olimpike, preferojnë më shumë kohën e freskët e të lagësht të Londrës se sa vapën e nxehtë të Pekinit në verë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG