Lidhje

Rio rikthen tramvajet për Lojërat Olimpike


Gjatë shekullit të fundit, shumë qytete në mbarë botën zëvendësuan tramvajet elektrike me shumë probleme, me autobusë më të shpejtë dhe më komodë. Por për arsye të ndryshme, tramvajet antike të restauruara, janë mjaft tërheqëse për turistët. Duke ndjekur këtë prirje, autoritetet në Rio de Zhanerio po rikthejnë në jetë linjat e vjetra të tramvajit në prag të Lojërave Olimpike Verore.

Tramvajet e vjetra kanë diçka speciale. E tillë është edhe ajo e Stambollit e rikthyer në qytet rreth 25 vite pasi ishte mbyllur.

Në Rio de Zhanerio, ka një rrjet të gjerë tramvajesh, si Santa Tereza, që funksionuan për më shumë se një shekull. Kur u bë e vështirë gjetja e pjesëve të këmbimit, ofiçinat i riparonin tramvajet me pjesë të modifikuara.

Njëra pas tjetrës linjat u mbyllën. Santa Tereza mbeti e fundit. Një problem me frenat në vitin 2011 rezultoi në 6 të vdekur e dhjetëra të plagosur dhe kjo i detyroi zyrtarët ta mbyllnin atë.

Duke reaguar nga presioni i vendasve dhe me dëshirën për të tërhequr turistë, autoritetet e rihapën vitin e kaluar, me kopje të makinerive të vjetra dhe tipare moderne sigurie. Luiz Mello është inxhinier tramvajesh:

“Këto janë frenat dhe janë magnetike. Aktivizohen nga magneti,” - thotë ai.

Po ashtu edhe dy sisteme pneumatike të frenimit janë instaluar për të siguruar kontrollin e duhur të tramvajit.

Në fund të linjës, një mekaniku ende i duhet të lëvizë me dorë shufrën që furnizon tramin me energji elektrike. Në pjesë të tjera në Rio, tramvajet e vjetër u zëvendësuan nga linja hekurudhoret me dy tre vagona, komodë dhe pa zhurmë. Këto linja pritet të përballojnë trafikun gjatë lojërave.

Trajnimi i makinistëve kërkon 7 muaj. Alexandre Soares është menaxher trajnimi:

“Makinistët po trajnohen në bord dhe në imituesin elektronik për çdo lloj situate emergjente.”

Por nga vizita në një dyqan suveniresh mësojmë nga shitësi se trenat komodë me pak vagonë nuk i frymëzojnë artistët vendas:

“Gentulio është artist dhe përdor materiale të ricikluara.”

Është e lehtë të shihet se një udhëtim nostalgjik në linjën Santa Tereza përgjatë rrugëve të ngushta të Rios dhe ujësjellësit të lashtë Caricosa, është diçka që i mbete në mendje njeriut më gjatë se sa një udhëtim i shpejtë në linjën moderne të trenit.

XS
SM
MD
LG