Lidhje

Amerikania Gwen Jorgensen merr medalje të artë në tregarësh


Gwen Jorgensen u bë atletja e parë e Shteteve të Bashkuara që fiton tregarëshin olimpik për femra, duke përfunduar 40 sekonda më shpejt se konkurrentja e vendit të dytë. Ajo e bëri garën me not, çiklizëm dhe vrapim për një orë, 56 minuta dje 16 sekonda.

Jorgensen, u pasua nga fituesja e medaljes së argjendtë Nicola Spirig e Zvicrës që mori medaljen e artë në vitin 2012. Medaljen e bronxit e mori britanikja Vicky Holland.

Po të shtunën, Komiteti Olimpik amerikan njoftoi se gjimnastja Simone Biles është zgjedhur nga sportistët amerikanë që të mbajë flamurin në ceremoninë mbyllëse të lojrave të dielën. Biles, që mori katër medalje të arta dhe një prej bronxi në lojrat e këtij viti, e quajti vendimin “një nder të jashtëzakonshëm.

Të premten, për të tretat Lojra Olimpike verore radhaz, ylli xhamaikian Usain Bolt ka fituar tre medalje të arta pasi ekipi i tij për stafetën 4x100 metra siguroi lehtësisht fitoren dje në mbrëmje në Rio de Janeiro.

Ekipi xhamaikian nuk e theu rekordin e vet botëror në garën e djeshme por e arriti finishin një të tretën e sekondës më shpejt sesa medalistët e argjendit, japonezët. Kanadaja fitoi medaljen e bronxit, kur ekipi amerikan u skualifikua pasi e pasoi stafetën jashtë zonës,

Bolt, që mban rekordin edhe në 100 dhe 200 metërsh, i fitoi të dyja ato gara në Rio, ashtu si edhe në dy Lojrat Olimpike verore të kaluara.

Ekipi amerikan i stafetes për femra fitoi garën 4X100 duke marrë medaljen e artë dhe duke lënë pas ekipin xhamaikian.

E djeshmja solli gjithashtu medalje të arta për ekipin amerikan për vaterpol dhe çiklistin amerikan Connor Fields.

XS
SM
MD
LG