Lidhje

Simone Biles, gjimnastja më e mirë në botë


Amerikania Simone Biles u bë të enjten zyrtarisht gjimnastja më e mire në botë, kur fitoi garën në të gjitha disiplinat e këtij sporti.

Gjimastja tjetër amerikane Aly Raisman mori medaljen e argjendtë dhe rusja Aliya Mustafina atë të bronxit.

19 vjeçarja Biles është gjimastja e katërt radhaz amerikane që fiton titullin për të gjitha llojet e gjimnastikës dhe pesë medalje ghjithsej dhe bëhet gjimnastja më e mire e brezit të saj dhe ndoshta më e mira e të gjitha kohërave.

Ndërkohë veterani i ekipit amerikan të notit, Michael Phelps dhe notarja Katie Ledecky shpresojnë të sigurojnë fitore edhe të premten, duke dalë fituesit e Lojrave Olimpike në sportin e tyre.

Phelps, që mori të enjten në mbrëmje një medalje të artë në 200 metra stilt të përzjerë, ka sot garën 100 metërsh flutur, ndërsa Ledecky e mbyll natën me 800 metërsh stilt ë lirë.

Nëse fiton, Ledecky do të jetë medalistja e artë për garat 200, 400 dhe 800 metërsh stil të lire në Rio. Një fitore për Phelps do të thoshte medalja e pesë e artë në Rio dhe e 23-a në karrierën e tij olimpike.

Notarja amerikane Simone Manuel mori medalje të artë në 100 metra stil të lirë,duke e ndarë këtë titull me kanadezen Penelope Oleksiak, pasi të dyja notaret e prekën murin në të njëjtën kohë. Manuel është e para afrikano-amerikane që fiton një medalje në not.

Medaljet e para të atletikës për këtë vit do të jepen të premten, njëra në mëngjes në garën 10 metra për femra dhe pasdite do të mbahet finalja 20 kilometra ecje për meshkuj, pasuar nga hedhja e gjyles për femra.

Futbolli për femra hyn çerekfinale, me lojën SHBA kundër Suedisë në mëngjes. Më pas Gjermania dhe Kina do të jenë përballë njëra-tjetrës. Kanadaja do të luajë kundër Francës pasdite dhe Brazili përballet me Australinë në mbrëmje.

XS
SM
MD
LG