Lidhje

Opera Fallujah, beteja e brendshme e një veterani


Vepra muzikore mbështetet tek përvoja e një marinsi amerikan në Irak

Vuajtjet e luftës janë në qendër të një opere që mund të shihet në internet dhe mund të vijë një ditë që të shfaqet në teatret e operas në Shtetet e Bashkuara. Vepra muzikore e titulluar Fallujah bazohet tek përvoja e një marinsi amerikan në Irak. Eshtë financuar nga Explore, një divizion i Fondacionit Annenberg, një organizatë bamirëse e njohur për financimin e projekteve të medias. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Mike O’Sullivan njofton:

Opera “Fallujah” e ka marrë temën nga ngjarje të vërteta. Pasqyron 72 orë në jetën e një marinsi amerikan që kujton përvojën e luftës në Irak.Charlie Annenberg Weingarten

“Fallujah e ka marrë temën nga një nga betejat më vdekjeprurëse dhe kaosi që pason kur një ushtar bëhet shok me një djalë të ri mysliman, por të nesërmen kur e sheh do t’i duhet ta vrasë”.

Opera u vu në skenë dhe u incizua në Vankuver me ndihmën e një kompozitori profesionist dhe një libretisti. Për momentin po shfaqet pjesë-pjesë në internet.

Opera e mori frymëzimin nga përvoja e marinsit veteran Christian Ellis, një toger. Ai ndryshoi përgjithmonë nga ajo që përjetoi në Fallujah, në perëndim të Bagdadit në vitin 2004.

“Përdora shumë nga përvojat e mia personale që kishin të bënin me ndjenjat e vetëvrasjes, me momente të errëta dhe e kthyem në një formë që njerëzit të mund ta kuptonin”.

Ellis u rrit me muzikën e operas dhe thotë se rrëfimi i histories së tij përmes këtij zhanri kishte aftësi ripërtëritëse.

“Më ka ndihmuar aq shumë saqë shpresoj që kjo lloj terapie të vihej më shpesh në dispozicion të veteranëve: muzika, i shprehuri”.

Luftrat në Irak dhe Afganistan ngrenë pyetje, thotë zoti (zonja) Weingarten.

“Ndërsa këtyre luftrave u vjen fundi, lufta që pason është ajo e kujdesit për ushtarët që kthehen në atdhe. Eshtë një cështje serioze. Kështuqë i ka të gjitha karakteristikat që duhet të ketë opera tradicionale”.

Christian Ellis thotë se për të dhe shokët e tij, lufta në terren mund të jetë duke përfunduar.

“Por lufta e brendshme është e papërfunduar”.

Beteja e brendshme përshkruhet në muzikën e operas Fallujah. Producentët shpresojnë ta vënë në skenë në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG