Lidhje

Operacion ndaj refugjatëve sirianë në kufirin greko-shqiptar


Policia shqiptare dhe ajo greke po vazhdojnë një operacion të gjerë në kufirin greko-shqiptar ndaj refugjatëve sirianë. Sipas burimeve zyrtare, policitë e dy vendeve kanë bllokuar mbi 200 refugjatë, mes të cilëve gra dhe fëmijë.Policia greke thotë se shumë grupe refugjatësh kishin ngritur në kufirin grek strehime të përkohshme ku jetonin prej javësh në kushte mjaft të vështira në pritje për të kaluar drejt territorit shqiptar. Rreth 120 refugjatë nga Siria dhe Sudani, të bllokuar 24 orët e fundit, po dërgohen në Athinë thote policia greke. Policia shqiptare thotë ndërkaq, se nga presioni i policisë greke, gjatë natës, shumë refugjatë kanë kalur kufirin shqiptar. Krahas forcave të kufirit policia shqiptare thotë se po përfshin në veprime në terren edhe një repart special të policisë të quajtur "Delta Force". Policia shqiptare vlerëson se shumica e refugjatëve sirianë janë të pajsiur nga autoritetet greke me lejeqëndrime të përkohshme. Autoritet greke thonë nga ana e tyre se refugjatëve u ndalohet të udhëtojnë në zonat kufitare dhe në qytetet portuale.

XS
SM
MD
LG