Lidhje

Shpëtohen peshkatarët në ujërat e Skocisë


Roja bregdetare britanike publikoi sot pamje dramatike të një operacioni shpëtimi të disa peshkatarëve, ndërsa anija e tyre po fundosej në brigjet e Skocisë.

Anija irlandeze Iuda Noafa disa orë para se të fundosej në fund të detit, rreth 80 kilometra në veri të ishullit Lewis, dërgoi sinjale emergjence dhe tronditjeje.

Dy prej anëtarëve të ekuipazhit mundën të shpëtohen me një anije tjetër, para fundosjes së anijes. Tre anëtarë ekuipazhi që ndodheshin në anijen e dëmtuar u nxorën nga deti dhe u dërguan me helikopterë në spitalin më të afërt, për t’u trajtuar për hipotermi. Një histori e frikshme, por me fund të mirë.

XS
SM
MD
LG