Lidhje

Realizohet transplantimi i të dyja duarve


Spitali i Fëmijëve në Filadelfia njofton se ka realizuar me sukses transplantimin e të dyja duarve në një pacient.

Një djalë 8-vjeçar u bë i pari pacient që bën transplant të të dyja duarve pas një operacioni 10-orësh.

Djali dukej shumë entuziast dhe u shpreh se ishte shumë i gëzuar pas operacionit.

Një ekip mjekësor prej 40 vetash instaluan pllaka çeliku për të lidhur kockat e djalit me kockat e duarve të transplantuara, si dhe lidhën venat, tendinat, muskujt e nervat korrespondente.

Një ndër kirurgët që punuan në këtë operacion tha se ekipi kishte arritur të lidhte të gjitha pjesët dhe gjaku po qarkullonte nga trupi në duart e transplantuara, në mënyrë që gjymturët jo vetëm të dukeshin normale, por edhe të funksiononin si të tilla.

Djali tani po bën terapi për të fituar aftësinë e lëvizjes së duarve.

Ai kishte bërë operacion për prerjen e këmbëve, duarve dhe heqjen e një veshke pas një infeksioni të rrezikshëm. Para transplantimit të duarve, djali pat vënë proteza për këmbët që e ndihmojnë për ecë, të vrapojë dhe të notojë.

XS
SM
MD
LG