Lidhje

Operacioni për asgjesimin e Osamës ndërthuri aftësitë e zbulimit me ato ushtarake

  • Al Pessin

Operacioni për asgjesimin e Osamës ndërthuri aftësitë e zbulimit me ato ushtarake

Operacioni për asgjesimin e Osamës ndërthuri aftësitë e zbulimit me ato ushtarake

Në mes të natës, komandot amerikane elitë, ndoshta të shoqëruarame operativë TË CIA-s, zbritën nga helikopterët në një kompleks në një qytet të Pakistanit. Zyrtarët ushtarakë thonë se komandot shkuan nga një ndërtesë tek tjera duke hapur zjarr. Ata vranë tre burra dhe një grua e cila u përdor si mburojë, para se të arrinin në katin e sipërm të ndërtesës kryesore të kompleksit. Atje, ata gjetën një grua tjetër dhe një burrë, objektivin e operacionit të tyre, Osama bin Laden.

Zyrtarët thonë se bin Laden rezistoi dhe u qëllua për vdekje nga trupat amerikane. Gruaja, e cila besohet të jetë një nga bashkëshortet e tij, u plagos. Pastaj forcat amerikane morën trupin e bin Ladenit, shkatërruan një prej helikopterëve të tyre që kishte pësuar difekt dhe u larguan. Asnjë ushtarak amerikan dhe asnjë civil jashtë kompleksit nuk u lëndua dhe operacioni përfundoi brenda 40 minutash, para se forcat pakistaneze të sigurisë mund të reagonin.

Michael O’Hanlon është analist me Insitutin Brookings këtu në Washington.

Mesa duket, disa prej problemeve të nivelit të lartë që kemi patur gjatë dekadave të fundit janë rregulluar. Kemi nxjerrë mësime në nivele të larta të komandës se si duhet të përgatitesh për veprime të tilla.

Analisti e ka fjalën për operacionet e dështura amerikane, përfshi përpjekjet për të shpëtuar pengjet amerikane në Iran në vitin 1980.Eksperti i zbulimit Michael Swetnam me Insitutin Potomak për Kërkime Politike thotë se qeveria amerikane u dedikua për të zhvilluar një aftësi të koordinuar ushtarake dhe zbulimi pas sulmeve terroriste të 2001 në New York dhe Washington.

Trajnimi i ngushtë dhe marrëdhëniet operacionale ndërmjet CIA dhe ekipeve të forcave speciale në ushtri ndërtuan një aftësi opeacionale, të fshehtë që mund të bëjë atë që bënë të dielën. Kjo është më e mira e më e mirave, elita e elitave. Që të bëhet diçka e tillë, kërkohet shumë trajnim dhe disa prej specialistëve më të mirë që ky vend ka.

Letnanti i ushtrisë amerikane në pension, Gjenerali James Dublik, i cili e filloi karrierën e tij si oficer i Forcave Speciale dhe më pas arriti në komandën e lartë, thotë se Forcat Speciale ofrojnë më shumë sesa fuqi ushtarake për një komandant.

E para, janë aftësitë e tyre të pabesueshme. Së dyti, ata gëzojnë aftësi të madhe të analizës së zbulimit. Kjo është e fshehtë, e detajuar por një punë shumë e rendësishme. Së treti, ata kanë një gamë të gjerë transporti dhe paisjesh luftarake, çfarë u japin atyre manovrim operacional që kap sipërfaqe të mëdha nën kushte tejet të fshehta.

Në këtë mënyrë forcat speciale arritën të fluturonin pa u diktuar, me sa duket rreth 150 kilometra nga baza në Afganistan për në qytetin pakistanez Abbottabad, në veri të Islamabadit.

Por një operacion i tillë që duket si një skenë nga filmat e Hollivudit nuk do të kishte ndodhur pa punën e vështirë dhe të detajuar për të analizuar një sasi të madhe informacionesh për të gjetur disa informacione të rendësishme dhe pastaj ndjekja e këtyre burimeve dhe konfirmimi i tyre. Kjo është një aftësi që nuk ekzistonte në vitin 2001, kur al-Qaida sulmoi Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët thonë se disa informacione erdhën nga të ndaluarit e kahershëm në Guantanamo. Michael Swetman me Insitutin Potomak për Kërkimet Politike.

Ky është një shembull i mirë se si të ndaluarit, dmth ata që janë marrë në pyetje, na kanë dhënë informacione që mundësuan suksese. Vlera e informatave të nxjerra do të jetë e vyeshme për vite të tëra.

Michael O’Hanlon me Insitutin Brookings thotë se vazhdimi i marrjes në pyetje të të ndaluarve në Guantanamo, sëbashku me informata të tjera dhe analizat që pasojnë, i tejkaluan përpjekjet e bin Ladenit për të menjanuar zbulimin nga mjetet të tjera të teknologjisë së lartë.

Bin Laden kishte aftësi të fshihej dhe tregoi dinakëri duke mos u diktuar nga transmetimet elektronike sapo e kuptoi aftësitë tona për zbulimin në këtë fushë. Gjetja e tij, edhe pse pas një dekade, është një arritje që duhet vlerësuar.

Megjithatë, ekspertët janë dakord se pavarësisht sulmit të sukseshëm kundër Osama bin Ladenit, kjo nuk i jep fund luftës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër al-Qaidës dhe grupeve të tjera terroriste.

XS
SM
MD
LG