Lidhje

Operacioni në tru ndal spazmën foshnjore; Mbipesha dhe osteoporoza

  • Astrit Lulushi

Operacioni në tru ndal spazmën foshnjore; Mbipesha dhe osteoporoza

Operacioni në tru ndal spazmën foshnjore; Mbipesha dhe osteoporoza

Operacioni në tru ndal spazmën foshnjore

Spazmat tek foshnjet ndodhin rallë, dhe shpesh pa u kuptuar. Kjo është arsyeja që ato mbeten të pa diagnostikuara. Përvojat tregojnë se pa një ndërhyrje të herëshme, fëmijët me spazma të tilla mbeten të pazhvilluar dhe mund të vdesin si pasojë e dridhjeve a etheve të forta. Dy prindër në Arizona e dinin se kishin vetëm një rrugë për të shpëtuar foshnjen e tyre, dhe e shfrytëzuan.

Evan Stauff është fëmijë 10 muajsh nga North Bend i Oregonit. Ai ka ekipin e tij që e ndihmon të shërohet. Familja i ka ardhur nga larg për t'u kujdesur ta marrë veten pas një operimi jo të zakonshëm në qendrën mjekësore Ronald Reagan në Los Anxheles, më shumë se 1 mijë kilometra larg.

Gjatë procedurës së quajtur hemispherektomi, kirurgët i hoqën Evanit një pjesë të trurit dhe shkëputën tërësisht lidhjet e anës s majtë me anën e djathtë të trurit.

Nëna e tij thotë se operimi ishte alternativa e vetme e trajtimit, që djali të ketë mundësë të zhvillohet e të rritet. Evan vuan nga spazma foshnjore dhe pas dridhjeve të forta, truri i tij humbet çdo informacion; ai harron çdo gjë që ka mësuar dhe i duhet të fillojë nga e para sikur të kishte lindur sot.

Pajisjet në spital zbuluan se spazma të tilla Evan i përjetonte disa herë në ditë. Doktor Gary Mathern thotë se sikur dridhjet të mos ishin ndaluar, Evan nuk do të ishte në gjendje të njihte prindërit e vet, po ashtu ai do të harronte të fliste dhe nuk do të ishte në gjendje të ecte.

Doktor Mathern thotë se pjesa e majtë e trurit të Evanit nuk ishte formuar si duhej, prandaj heqja e kësaj pjese ishte e vetmja rrugë për ndaljen e spazmave. Mjekët thonë se Evan është foshnje, 10 muajshe, dhe truri i një fëmije të tillë ka aftësi ta kompensojë humbjen e anës së majtë.

Doktor Mathern dhe kolegët e tij kanë kryer këtë vit16 operacione të tilla. Evam u operua me 24 nëntor, dhe nuk ka më spazma. Përveç plagës kirurgjike në kokë, askush nuk mund të thotë se Evan është operuar në tru. Lidhur me ndonjë pasojë anësore të operacionit, ekspertët thonë se ka të ngjarë që Evan të ketë një humbje të lehtë të aftësive motorike dhe në vizionin periferik në anën e të djathtë. Por mjekët besojnë se Evan do të jetë në gjendje të rritet dhe të jetojë një jetë normale.

Mbipesha dhe osteoporoza

Mjekët vazhdimisht kanë menduar se mbipesha trupore pengon dobësimin e kockave ose osteoporosën, por kjo ide tashmë sfidohet nga një studim i paraqitur në shoqatën radiologjike të Amerikës veriore.

Studimi sugjeron se dhjami i tepërt në pjesën e barkut tek gratë mund të ndikojë në dobësimin e kockave.

Shkencëtarët morrën në shqyrtim gjendjen e rreth 50 grave të moshës para menopauzës, për të shqyrtuar një lidhje midis dhjamit në pjesën e barkut dhe dendësisë së masës së kockave. Gjatë studimit, shkencëtarët vunë re se sa më shumë dhjam një grua kishte në pjesën e barkut, aq më i ulët ishte densiteti i kockave të saj. Në këtë epokë kur mbipesha shihet si epidemi, kjo do të thotë se yndyrnat dhjamore në bark shtojnë edhe më shumë rrezikun jo vetëm për sëmundje të zemrës dhe diabete, por edhe për osteoporozë.

XS
SM
MD
LG