Lidhje

Shkodër, operacion kundër informalitetit


Në përpjekje për të frenuar informalitetin, policia e Shkodrës në bashkëpunim me grupet e antikontrabandës së Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe "Crown Agents", zhvilluan një operacion të gjërë në tregun informal të prodhimit të cigareve, një artikull ky që i nënshtrohet akcizës.

Gjatë këtij aksioni, u zbuluan dy mjedise ilegale të prodhimit të cigareve, si dhe sasi të mëdha duhani e cigare të markave të fallsifikuara.

Policia dhe agjentët e antikontrabandës arritën të bllokojnë dy mjedise të prodhimit të cigareve, duke sekuestruar katër makineri të prodhimit të cigareve.

Gjithashtu, u sekuestruan 800 kilogram duhan i grire, 25 thasë me duhan të papërpunuar, 96 koli me nga 45 steka me cigare të fallsikikuara me mbishkrimin DL, LUX dhe BEST.

Të gjitha matertialet e sekuestruara ishin pa dokumentacionin ligjor, gjë që,sipas ekspertëve, flet për një rrjet të prodhimit dhe tregtimit ilegal të duhanit dhe cigareve, duke iu shmangur detyrimet ligjor të akcizës.

Gjatë këtij operacioni të përbashkët policia arrestoi dy persona, banorë të Shkodrës, të cilët akuzohen për fshehje të të ardhurave dhe prodhim të kundraligjshëm të artikujve industrialë.

Gjatë këtij muaji policia e Shkodrës, në bashkëpunim me doganat dhe "Crown Agents", zhvilluan në tregun informal të tregtimit të duhanit në qytetin e Shkodrës dy operacione për ndalimin e tregtimit të paligjshëm të duhanit, duke sekuestruar sasi të mëdha duhani të grirë, çka u shoqërua edhe me kundërshtimin e tregtarëve, të cilët, në pjesën më të madhe, janë fshatarë që e prodhojnë vetë duhanin dhe që, vitet e fundit, nuk kanë mundur të gjejnë treg për të tregtuar duhanin e papërpunuar, të prodhuar prej tyre.

XS
SM
MD
LG