Lidhje

Opozita birmaneze i jep fund bojkotit të parlamentit

  • Zëri Amerikës

Udhëheqësja pro-demokracisë e Birmanisë, Aung San Suu Kyi dhe partia e saj e opozitës Lidhja Kombëtare për Demokraci i dhanë fund bojkotimit të parlamentit, pasi pranuan formulimin e betimit, ku bëhet thirrje që partia e saj të mbrojë Kushtetutën.

Laureatja e Çmimit Nobel dhe 42 kolegë të saj të tjerë nga e njëjta parti, do të hyjnë në Parlamentin e vendit për herë të parë, ditën e mërkurë. Ata kishin kundërshtuar termin “mbrojtjen e Kushtetutës”, për të cilën mendonin se kishte hyrë në përdorim nga junta ushtarake, që e sundoi vendin për dekada me radhë dhe burgosi mijëra aktivistë të demokracisë.

Kjo tërheqje taktike partisë së zonjës Aung San Su Ki u relalizua sot, ndërsa Sekretari Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon iu drejtua Parlamentit të Birmanisë, për të shprehur mbështetjen e tij për reformat demokratike të filluara me nismën e një qeverie të re, e cila erdhi në pushtet vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG