Lidhje

Opozita gjeorgjiane fiton zgjedhjet parlamentare


Gjeorgjia po përgatitet për tranzicionin e pushtetit pasi votuesit shfrytëzuan zgjedhjet parlamentare për të hequr nga pushteti partinë e presidentit Mikheil Sakashvili.
Zoti Mikheil Saakashvili pranoi humbjen e partisë së tij në pushtet në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan dje.

Zgjedhjet u fituan nga koalicioni opozitar i kryesuar nga miliarderi Bidzina Ivanishvili. Presidenti Saakashvili u zotua të ndihmojë opozitën në procesin e formimit të qeverisë së re. Ai do të qëndrojë në pushtet deri në skadimin e mandadit të tij vitin e ardhshëm. Sipas kushtetutës së re të Gjeorgjisë pas mbarimiti të mandadit të dytë të presidentit Sakashvili, kryeministri i ardhshëm do të marrë shumë nga përgjegjësitë që tani i ka presidenti.

Ivanshvili ka thënë se ai dëshiron të bëhet kryeministër. Ai sot premtoi para gazetarëve se “nuk do të ketë shtypje politike kundër njerëzve që nuk janë dakord me pikëpamjet e tij politike”. Por ai gjithashtu tha se ata që kanë bërë krime do të ndiqen penalisht. Vëzhguesit ndërkombëtar kanë shprehur shqetësimin për retorikën e ashpër gjatë fushatës zgjedhore dhe incidentet e izoluara të dhunës, por deklaruan se në përgjithësi zgjedhjet ishin të drejta.

Presidenti i Gjeorgjisë Mikheil Saakashvili pranoi humbjen e partisë së tij në pushtet në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan dje. Zgjedhjet u fituan nga koalicioni opozitar i kryesuar nga miliarderi Bidzina Ivanishvili. Presidenti Saakashvili u zotua të ndihmojë opozitën në procesin e formimit të qeverisë së re. Zyrtarët e Komisionit Zgjedhor sot thanë se koalicioni Endërra e Gjeorgjiane i drejtuar nga zoti Ivanishvili ka fituar 54 për qind të votave ndërsa partia në pushtet, Lëvizja e Bashkuar Kombëtare, ka fituar 41 për qind të votave.

“Ne mendojmë se pikëpamjet e tyre janë krejtësisht të gabuara. Por në demokraci vendos shumica dhe shumica e gjeorgjianëve kanë bërë zgjedhje tjetër, ne e respektojmë këtë”.

Rezultatet paraprake tregojnë se koalicion opozitar i kryesuar nga biznesmeni miliarder Bidzina Ivanishvili ka një epërsi të madhe, ndërkohë që votuesit u larguan nga presidenti Saakashvili dhe partia e tij e cila ka qenë në pushtet për gati nëntë vjet.

Presidenti Sakashvili gjatë fushatës kishte thënë se fitorja e koalicionit Ëndërra Gjeorgjiane të drejtuar nga miliarderi Bidzina Ivanishvili do ta largonte Gjeorgjinë nga përëndimi dhe do ta vendoste atë nën ndikimin e Moskës. Zoti Inavishvili e ka hedhur poshtë këtë akuzë.

Mbështetësit e tij e kanë akuzuar presidentin se ai po vepron si diktator. Ata e kanë fajësuar atë për nxitjen e luftës me Rusinë më 2008 në lidhje me rajonin e Osetisë Jugore. Fushata e presidentit Sakashvili gjithashtu u dëmtua javën e kaluar pas publikimit të një video ku tregohej rrahja dhe keqtrajtimi i të burgosurëve nga rojet e një burgu.

Zëdhënësja e koalicionit Endërra Gjeorgjiane, Maya Panjikidze tha se koalicioni i tyre ka fituar rreth 93 vende në parlamentin 153 anëtarësh të Gjeorgjisë. "Unë jam mëse e kënaqur sepse populli gjeorgjian ka folur dhe ne kemi fituar një shumicë të mirë”.

Sipas kushtetutës së re të Gjeorgjisë pas mbarimiti të mandadit të dytë të presidentit Sakashvili, kryeministri do të marrë shumë nga përgjegjësitë që tani i ka presidenti.
XS
SM
MD
LG